Main

How to make stress your friend | Kelly McGonigal | TED

Visit http://TED.com to get our entire library of TED Talks, transcripts, translations, personalized talk recommendations and more. Stress. It makes your heart pound, your breathing quicken and your forehead sweat. But while stress has been made into a public health enemy, new research suggests that stress may only be bad for you if you believe that to be the case. Psychologist Kelly McGonigal urges us to see stress as a positive, and introduces us to an unsung mechanism for stress reduction: reaching out to others. The TED Talks channel features the best talks and performances from the TED Conference, where the world's leading thinkers and doers give the talk of their lives in 18 minutes (or less). Look for talks on Technology, Entertainment and Design -- plus science, business, global issues, the arts and more. You're welcome to link to or embed these videos, forward them to others and share these ideas with people you know. Follow TED on Twitter: http://twitter.com/TEDTalks Like TED on Facebook: http://facebook.com/TED Subscribe to our channel: http://youtube.com/TED TED's videos may be used for non-commercial purposes under a Creative Commons License, Attribution–Non Commercial–No Derivatives (or the CC BY – NC – ND 4.0 International) and in accordance with our TED Talks Usage Policy (https://www.ted.com/about/our-organization/our-policies-terms/ted-talks-usage-policy). For more information on using TED for commercial purposes (e.g. employee learning, in a film or online course), please submit a Media Request at https://media-requests.ted.com

TED

10 years ago

Translator: Ardita Gjeçi Reviewer: Helena Bedalli Dua t'iu rrëfej diçka por së pari, dua që ju të më rrëfeni diçka të vockël. Vitin e kaluar, dua që të ngrini vetëm dorën nëse keni përjetuar relativisht pak stres. Ndonjëri? Po një sasi të moderuar stresi? Kush ka përjetuar shumë stres? Po! Edhe une. Por, nuk është ky rrëfimi im. Rrëfimi im është ky: Unë jam një psikologe shëndeti dhe misioni im është të ndihmoj njerëzit që të jenë më të lumtur e të shëndetshëm. Por kam frike se diçka që kam mësu
ar për 10 vitet e fundit po bën më shumë dem se sa mirë, dhe kjo ka të bëjë me stresin. Për vite me radhe u kam thëne njerëzve që stresi ju sëmur. Rrit rrezikun e çdo gjëje nga një ftohje e zakonshme deri te sëmundjet kardiovaskulare. Praktikisht, e kam kthyer stresin në një armik. Por kam ndryshuar mendim rreth stresit, dhe sot, dua te ndryshoj tuajin. Po ia nis me studimin që më bëri të rimendoj të gjithë qasjen time ndaj stresit. Ky studim ndoqi 30.000 te rritur ne SHBA për tetë vjete, dhe at
a filluan të pyetnin njerezit, "Sa stres keni përjetuar në vitin e fundit?" Ata pyetën gjithashtu, "A besoni se stresi është i dëmshëm për shëndetin tuaj?" E më pas ata përdorën regjistrimet publike të vdekjeve për të gjetur kush kishte vdekur. (E qeshur) Ok. Disa lajme të këqija si fillim. Njerëzit që kishin përjetuar shumë stres vitin e shkuar kishin 43% më shumë rrezik për vdekje. Por kjo qëndronte e vërtetë vetëm për njerëzit të cilët besonin se stresi ishte i dëmshëm për shëndetin. (E qeshu
r) Njerëzit të cilët përjetuan shumë stres por nuk e shihnin stresin si të dëmshëm nuk kishim më shumë gjasa për të vdekur. Në fakt, ata kishin rrezikun më të vogël të vdekjes se çdo kush në studim, përfshirë njerëzit që kishin relativisht pak stres. Tashmë kërkuesit po vlerësonin që gjatë tetë viteve qe po ndiqnin vdekjet, 182,000 Amerikane vdiqën para-kohe jo nga stresi, por nga besimi se stresi është i dëmshëm për ju. (E qeshur). Kjo do të thotë mbi 20,000 vdekje në vit. Tani, nëse kjo llogar
itje është e saktë kjo do ta bënte besimin se stresi është i keq për ju shkakun e 15te më të madh të vdekjes ne SHBA vitin e kaluar, duke vrare më shumë njerëz se kanceri i lekurës, HIV/AIDS dhe vetëvrasja. (E qeshur) Ju mund të kuptoni pse ky studim më tmerroi. Ja tek kam shpenzuar shume energji duke u thëne njerëzve se stresi është i keq për shëndetin tuaj. Ndaj ky studim më bëri të mendoj: A mundet që ndryshimi i mënyrës se si mendojmë rreth stresit t'ju bëjë më të shëndetshëm? Këtu, shkenca
thote po. Kur ju ndryshoni mendjen tuaj rreth stresit, ju mund të ndryshoni përgjigjen e trupit tuaj nga stresit. Tani për të shpjeguar se si ndodh kjo, dua që ju të gjithë të pretendoni se jeni pjesëmarres në një studim të formuluar për t'ju stresuar. Quhet Testi i Stresit Social. Ju vini në laborator, dhe u thuhet që duhet të jepni një fjalim të improvizuar 5 minutësh mbi dobësitë personale para një komisioni më ekspertë vlerësues të ulur përballe jush, e për t'u siguruar që ju e ndjeni presio
nin, ka drita të shndritshme dhe nje kamera në fytyren tuaj, diçka e tillë. Dhe, vlerësuesit janë trajnuar t'u japin feedback dekurajues dhe jo-verbal të tillë. (E qeshur) Tanimë që jeni të demoralizuar mjaftueshem është momenti për pjesën e dytë: testi i matematikes. Dhe pa dijeninë tuaj, eksperimentuesi është trajnuar t'ju ngacmoje gjatë tij. Tani do t'a bëjmë këtë të gjithë bashkë. Do të jetë gallatë. Për mua. Ok. Dua që të gjithë ju të numëroni mbrapsht nga 996 duke hequr nga shtatë. Do ta b
ëni këtë me zë të lartë sa me shpejt qe te mundeni, duke filluar nga 996. Fillo! Publiku: (Duke numëruar) Më shpejt! Më shpejt ju lutem. Jeni shumë avash. Stop. Stop, stop, stop. Ai djali aty bëri një gabim. Do të fillojmë nga fillmi të gjithën përsëri. (E qeshur) Ju s'jeni shumë të zotët në këtë, apo jo? Ok, pra e kuptuat idene. Tani, nëse do të ishit realisht në këtë studim, ka shumë mundësi qe do të ishit paska të stresuar. Zemra juaj mund të ishte duke rrahur, mund të kishit frymëmarrje më t
ë shpejtë, mbase edhe të djerësitnit. E normalisht, ne i interpretojmë këto ndryshime fizike si ankth ose shenja që ne nuk po e përballojme fort mirë presionin. Po sikur ti shikonit ato në të kundert, si shenja që trupi juaj është energjizuar, po ju përgatit që ju të kalonit këtë sfide? Kjo ishte pikërisht çfarë ju tha pjesëmarrësve në studimin e kryer nga Universiteti i Harvard. Para së të kalonin nëpër testin e stresit social, ata mësuan të rimendojne përgjigjet e stresit si ndihmesë. Ajo rrah
je zemre po ju pergatit për aksion. Nëse keni frymëmarrje të shpejtë, s'ka problem. Po dërgon më shumë oksigjen në trurin tuaj. Dhe pjesëmarresit u mësuan të shikojnë përgjigjen e stresit si ndihmesë për përformancen e tyre, mirë, ata ishin më pak të stresuar, më pak të shqetësuar, më të sigurtë por gjetja më magjepsëse për mua ishte se si pergjigja fizike ndaj stresit ndryshoi. Tani, në një përgjigje tipike mdaj stresit, shkalla e rrahjeve të zemrës rritet, dhe enët e gjakut ngushtohen si kjo.
Dhe kjo është nje nga arsyet që stresi kronik është nganjëhere i lidhur me sëmundjen kardiovaskulare. Nuk është aspak e shëndetshme të jesh në këtë gjendje gjatë gjithë kohës. Por në studim, kur pjesëmarrësit panë përgjigjen e stresit të tyre si ndihmesë, enet e tyre të gjakut mbetën të çliruara si këtu. Zemra e tyre po rrihte, por ky është një profil kardiovaskular shumë më i shëndetshëm. Faktikisht, ngjan shumë me çka ndodh në momente gëzimi dhe kurajoje. Pas një jete me eksperienca stresuese
ky ndryshim biologjik i vetem mund të jetë ndryshimi ndërmjet atakut të zemres prej stresit në moshën 50 vjeçare dhe jetesës së mirë deri në të 90-tat tuaja. Dhe kjo është çka shkenca e re mbi stresin zbulon, që mënyra se si ju mendoni rreth stresit është e rendesishme. Pra, qellimi im si psikologe shëndeti ka ndryshuar. Unë nuk dua më që të heq stresin tuaj. Dua t'iu bëj më të zotët në stres. Dhe na duhet vetem pak ndërhyrje. Nëse keni ngritur doren dhe thoni që keni patur shume stres vitin e k
aluar, ne mund t'u kishim shpëtuar jeten, sepse me shpresë herën tjeter që zemra juaj do të rrahë prej stresit ju do të kujtoni këtë fjalim dhe do të mendoni me veten tuaj, ky është trupi im që më ndihmon të ngrihem ndaj kësaj sfide. Dhe kur e shikoni stresin në këtë mënyre, trupi juaj ju beson, dhe përgjigja juaj ndaj stresit bëhet me e shëndetshme. Pra, unë thashë që kam mbi një dekadë që e demonizoj stresin për të shpenguar veten time prej tij, ndaj do te bejme nje nderhyrje tjeter. Dua t'u t
regoj një nga aspektet më pak të vlerësuara të përgjigjes së stresit, dhe idea është: Stresi ju bën sociale. Për të kuptuar këtë anë të stresit, ne duhet të flasim për nje hormon, oxytocinen, dhe e di oxytocina ka popullaritet tashmë aq shumë sa çmund te kete një hormon. Ka edhe nofken e vet të lezetshme, hormoni i përqafimit, sepse clirohet kur ju përqafoni dike. Por kjo është vetem një pjesë e vogël e asaj qe përfshin oxytocina. Oxytocina është një neuro-hormon. Rregullon instiktet sociale të
trurit tuaj. Ju shtyn të bëni gjëra që përforcojnë lidhjet e ngushta. Oxytocina bën që ju të dëshironi kontakt fizik me miqtë dhe familjen tuaj. Nxit empatinë tuaj. Ju bën edhe më të disponueshem për të ndihmuar e mbështetur njerëzit për të cilet interesoheni. Disa njerëz kanë sugjeruar edhe që ne duhet të shfrytezojne oxytocinen për t'u bërë më shumë të dhemshur dhe të kujdesshem. Por kjo është çka pjesa me e madhe e njerezve nuk kuptojne rreth oxytocines. Eshtë një hormon stresi. Gjendra juaj
e hipofizes e pompon këtë si pjesë e përgjigjes ndaj stresit. Eshtë po aq pjesë e përgjigjes ndaj stresit sa ç'është adrenalina që bën të rrahë zemren tuaj. Dhe kur oxytocina çlirohet në pergjigjen e stresit, ju motivon qe te kerkoni mbeshtetje. Përgjigja juaj biologjike e stresit po ju nxit që t'i thoni dikujt se si ndiheni në vend që të mbylleni përbrenda. Përgjigja e stresit tuaj dëshiron të sigurohet që ju e vini re kur dikush tjetër në jetën tuaj po mundohet në mënyrë që ju të mbështetni nj
ëri tjetrin. Kur jeta juaj është e vështire, përgjigja e stresit tuaj do që ju të rrethoheni nga njerëz që interesohen për ju. OK, si mundet të njohurit e kësaj anë të stresit t'a bëje jeten tuaj më të shëndetshme? Atëhere, oxytocina nuk vepron vetëm në trurin tuaj. Vepron gjithashtu në trupin tuaj, dhe një nga rolet kryesore në trupin tuaj është të mbrojë sistemin kardiovaskular nga efektet e stresit. Eshtë një anti-inflamator natyral. Gjithashtu ndihmon enët e gjakut të mbeten të relaksuara gj
atë stresit. Por, efekti im i preferuar në trup është ai në zemër. Zemra juaj ka receptorë për këtë hormon, dhe oxytocina ndihmon qelizat e zemres te rigjenerojne dhe të shërojnë çdo dëm të shkaktuar nga stresi. Ky hormon stresi forcon zemrën tuaj, dhe gjëja interesante është se të gjitha këto përfitime fizike të oxytocines janë të përmirësuara nga kontakti social dhe nga mbështetja sociale, ndaj kur ju kontaktoni të tjeret nën stres, si për të kërkuar mbështetje apo për të ndihmuar dikënd tjete
r you çlironi më shumë nga ky hormon, përgjigja e stresit tuaj bëhet më e shëndetshme, dhe ju praktikisht shëroheni më shpejt nga stresi. Mua më duket e mrekullueshme, që përgjigja e stresit ka një sistem të përbrendshëm për rezistencë ndaj stresit, dhe që mekanizmi është lidhja njerëzore. Dua të përfundoj duke ju treguar nje studim tjetër. Dhe dëgjoni me kujdes, pasi ky studim mundet gjithashtu, të shpëtojë jetë. Ky studim ndoqi 1,000 madhorë ne SHBA, dhe ata klasifikoheshin në moshë prej 34 në
93, e ata filluan studimin duke pyetur, "Sa stres keni përjetuar në vitin e fundit?" Gjithashtu pyeten, "Sa kohë keni shpenzuar duke ndihmuar miqtë, komshinjtë, njerezit në komunitetin tuaj?" E më pas ata përdorin regjistrimet publike për pesë vitet në vijim për të gjetur kush kishte vdekur. OK, pra lajmet e këqija fillimisht: Për çdo eksperiencë madhore stresuese në jetë si vështiresitë financiare apo krizat familjare, që rriste rrezikun e vdekjes me 30 perqind. Por - dhe imagjinoj po pritnit
një por tashmë - por kjo s'është e vërtetë për të gjithë. Njerëzit që shpenzojnë kohë duke u kujdesur për të tjerët nuk shfaqin absolutisht rritje në stresin e lidhur me vdekjen. Zero. Të kujdesesh krijon ripërtëritje. Dhe kështu në shohim edhe një herë që efektet e dëmshme të stresit në shëndetin tuaj janë të pashmangshme. Mënyra se si mendoni dhe veproni mund të transformojë eksperiencen tuaj të stresit. Kur ju zgjidhni të shikoni përgjigjen tuaj të stresit si ndihmesë, ju krijoni një biologji
të guximit. Dhe kur ju zgjidhni të lidheni me të tjerë nën stres, ju mund të krijoni ripërtërim. Tani, nuk do të kërkoja domosdoshmërisht eksperienca më stresuese në jeten time, por shkenca më ka dhënë një qasje komplet të re për stresin. Stresi na lejon te hyjme në zemrat tona. Zemra e dhembshur që gjen gëzim dhe kuptim në lidhjet me të tjerët, dhe po, rrahja e zemrës tuaj fizike, që punon kaq fort për t'iu dhënë forcë dhe energji, dhe kur ju zgjidhni ta shihni stresin në ketë mënyre, jo vetem
ju për përmirësoheni në stres, ju po bëni faktikisht një deklaratë shumë të thellë. Ju po thoni që besoni në vetvete per te perballuar sfidat e jetes dhe ju po mbani mend qe s'keni pse ti përballni ato vetëm. Faleminderit. (Duarttrokitje) Chris Andreson: Kjo që po na tregon është diçka e mrekullueshme. Më duket e mrekullueshme se si një besin mbi stresin mund të bëjë kaq shumë diferencë në pritshmëritë e jetës së dikujt. Si mund të shtrihet kjo në një këshillë, dmth, nëse dikush po bën një zgje
dhje për stilin e jetës, lë të themi, ndërmjet një pune stresuese e jo stresuese, a ka rëndësi në cilin drejtim shkojnë ata? A është njësoj e mençur të shkosh pas një punë stresuese për aq kohë sa ju besoni se mund t'a përballoni atë, në një farë sensi? Kelly McGonigal: Po, diçka që dimë me siguri është se të ndjekësh kuptimin është më mirë për shëndetin tuaj se sa të provosh të evitosh shqetësimin. E do të thoja që kjo është mënyra më e mirë për të marrë vendime është të shkoni pas asaj çka për
bën kuptim në jetën tuaj e më pas besojini vetevetes në përballimin e stresit që ndjek. CA: Shumë faleminderit, Kelly. Ishte shumë bukur. KM: Faleminderit. (Duarttrokitje)

Comments