Main

McKenna Pope: Want to be an activist? Start with your toys

McKenna Pope's younger brother loved to cook, but he worried about using an Easy-Bake Oven — because it was a toy for girls. So at age 13, Pope started an online petition for the American toy company Hasbro to change the pink-and-purple color scheme on the classic toy and incorporate boys into its TV marketing. In a heartening talk, Pope makes the case for gender-neutral toys and gives a rousing call to action to all kids who feel powerless. TEDTalks is a daily video podcast of the best talks and performances from the TED Conference, where the world's leading thinkers and doers give the talk of their lives in 18 minutes (or less). Look for talks on Technology, Entertainment and Design -- plus science, business, global issues, the arts and much more. Find closed captions and translated subtitles in many languages at http://www.ted.com/translate Follow TED news on Twitter: http://www.twitter.com/tednews Like TED on Facebook: https://www.facebook.com/TED Subscribe to our channel: http://www.youtube.com/user/TEDtalksDirector

TED

8 years ago

Translator: Alma A Reviewer: Helena Bedalli Une jam McKenna Pope. Jam 14 vjeç, dhe kur isha 13, binda një nga kompanitë më të mëdha prodhuese të lodrave në botë, Hasbro, të ndryshonin mënyrën e tregtimit të një prej produkteve të tyre më të shitura. Më lejoni t'ju tregoj për këtë. Kam një vella, Gavin. Kur gjithë kjo punë ndodhi, ai ishte katër vjec. Ai adhuronte të gatuante. Ai gjithmonë merrte përbërës nga frigoriferi dhe i përziente e i kthente ato në, ska nevoje të them, gatime të pa ngrënsh
me, ose bënte makarona me djathë të pa dukshme. Ai donte me doemos të bëhej një shef kuzhine. Kështu cila dhuratë do të ishte më e mirë për një fëmijë që donte të bëhej një shef kuzhine sesa nje furrë pjekje për fëmijë. Apo jo? Dua të them, të gjithë ne e kemi patur një të tillë kur ishim të vegjël. Dhe ai e donte patjeter një. Por pastaj ai filloi të kuptojë dicka. Në reklama, dhe në kutitë e këtyre furrave, Hasbro e tregtonte veçanerisht per vajza. Dhe ata e bënin në mënyrë të tillë ku kisht
e vetëm vajza në reklamën e kutisë, dhe kishte piktura lulesh kudo në furrë dhe ishte në rozë të çelur dhe vjollcë, ngjyra specifike për femra, apo jo? Kështu që kjo përcillte një mesazh të atillë që vetëm vajzat duhet të gatuajnë; djemtë jo. Dhe kjo e demoralizoi shumë vellain tim. Ai mendoi se nuk duhej të bëhej një shef, sepse ishte diçka që e bënin vetëm vajzat. Vajzat gatuanin; djemtë jo, ose ky ishte mesazhi që Hasbro po trasmetonte. Dhe kjo më beri të mendoja, Zot, dëshiroj që të këtë një
menyrë ku mund ta ndryshoj këtë, që zëri im të dëgjohet nga Hasbro kështu që mund t'i pyesja ata dhe tu thoshja që po vepronin gabim dhe tu kërkoja ta ndryshonin. Dhe më bëri të mendoja për një faqe web që kisha dëgjuar pak muaj më parë e quajtur Change.org. Change.org është një platformë peticioni online ku ti mund të krijosh një peticion dhe ta shpërndash në të gjithë rrjetet e këtyre mediave sociale, përmes Facebook, Twitter, You Tube, Reddit, Tumblr, përmes çfarëdo gjëje që mund të të vij
ndërmend. Dhe kështu që krijova një peticion me videon You Tube që hodha në peticion në parim duke e pyetur Hasbro të ndryshonte mënyren e tregtimit, duke paraqitur djemtë në reklamat e kutive, dhe mbi të gjitha t'i krijonin ato në ngjyra më pak të specifikuara për vajza. Kështu që ky peticion nisi-- aq shpejt sa nuk e keni idenë. Po intervistohesha nga gjithë lajmet kombëtare nga shtypi, dhe ishte e mahnitshme. Në tre javë, ndoshta tre e gjysëm, Kisha 46,000 firma në këtë peticion. (Duartrokit
je) Ju faleminderit! S'ka nevojë të them që ishte e frikshme. Përfundimisht, Hasbro më ftoi te zyrat qëndrore kështu që ata mund të më tregonin produktin e tyre të ri të furrës pjekëse në ngjyrë të zezë, argjend dhe blu. Në kuptimin e plotë të fjalës, ishte momenti më i bukur i jetës sime. Isha si "Willy Wonka dhe Fabrika e Cokollates". Ishte mahnitëse. Dhe nuk e kuptova në kohë, që sido që të ishte, isha bërë një aktiviste, që mund të ndryshonte dicka, madje edhe si një fëmijë, veca
nerisht si një fëmijë, zëri im u dëgjua, dhe i juaji është po ashtu i rëndësishëm. Dua të kuptoni që nuk do të jetë e lehtë, dhe nuk ishte e lehtë për mua, sepse përballova shumë vështirësi. Njerëz online dhe madje ndonjëherë në jetën e vërtetë, tregoheshin të pasjellshëm me mua dhe familjen time, dhe thoshin se si gjithçka ishte një humbje kohe, dhe më demoralizoi vërtet. Dhe në fakt kam disa shembuj, sepse hakmarrja më e mirë është të tregosh idiotësinë e tyre. Le të shohim. Nga emri i për
doruesit Liquidsore29-- paskemi emra interesant këtu-- "Mama të shëmtuara liberale i bëjnë fëmijet gej". Liquidsore29, me të vërtet? Vërtet? Në rregull. Po nga Whiteboy77AGS: "Njerëzit nuk kanë nevojë për një punë të tillë " Nga Jeffrey Gutierrez: "O Zot, mjaft. Ti thjesht do para dhe vëmendje." Kështu që kishte komente të tilla që vërtetë me demoralizonin për të ndryshuar të ardhmen sepse mendova se njerëzve, nuk u interesonte, njerëzit mendonin që është një humbj
e kohe, dhe njerëzit nuk kanë respekt për mua dhe familjen time. Me dhimbte dhe më bënte të mendoja, cili është kuptimi të ndryshosh të ardhmen? Por pastaj fillova të kuptoja dicka, Urryesit urrejnë. Tani ta themi të gjithë së bashku. Një, dy, tre: Urryesit urrejnë. Kështu që i lini urryesit tuaj të urrejnë, dhe realizoni ndryshimin tuaj, sepse e di që mund ta bëni. Shikoj jashtë kësaj turme, dhe shikoj 400 persona që u shfaqen sepse donin të dinin se si mund ta realizonin këtë ndryshim dhe e d
i që ju mund ta beni, dhe të gjithë ju që shikoni të shtëpi mundeni gjithashtu sepse ju keni kaq shumë që mund të bëni dhe ju besoni dhe ju mund ta shpërndani përmes gjithë këtyre mediave sociale, përmes Facebook, Twitter, You Tube, Reddit, Tumblr, përmes çdogjëje tjetër që ju mund të mendoni. Dhe ju mund ta bëni atë ndryshim. Ju mund të merrni atë që besoni ta shndërroni në një çështje dhe ta ndryshoni. Dhe atë shkëndijë për të cilën ju keni dëgjuar sot, mund ta merrni atë shkëndijë që keni br
enda jush dhe ta shndërroni në një zjarr. Ju faleminderit ! (Duartrokitje)

Comments